SHBA thotë se po pret përgjigjen e Hamasit për propozimin për lirimin e pengjeve
Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, ishte në Kajro gjatë fundjavës “për një rund serioz” të bisedimeve, që kanë për synim lirimin e pengjeve që po mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, tani Hamasi po shqyrton një propozim të ri për këtë çështje.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA-ja po i merr shumë seriozisht diskutimet dhe po shpreson që do të arrihet një marrëveshje për lirimin e pengjeve sa më shpejt që të jetë e mundur. Një marrëveshje e tillë do të mundësonte një armëpushim pothuajse gjashtëjavor.
Ai tha se mbi 300 kamionë me ndihma kanë hyrë në Rripin e Gazës që nga dita e diel, por Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë t’i bëjë presion Izraelit që të lejojë më shumë ndihmë humanitare në enklavën palestineze.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi gjashtë muaj më parë pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit. Gjatë sulmit, Hamasi vrau afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbeu 250 të tjerë. Në fund të vitit të kaluar, përmes një marrëveshjeje u liruan 100 pengje, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë në Izrael.
Për shkak të ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 33.000 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve