Hije skandali mbi vaksinat, “La Verita” publikon letrat e ministrit të Shëndetësisë në RMV
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Felipçe ka hedhur poshtë të gjitha akuzat për implikime kriminale në procedurën e blerjes së vaksinave kineze.
Publikimet në gazetën italiane “La Verita” të korrespondencës të ministrit Felipce dhe një kompanie ndërmjetëse, e cila nuk kishte asnjë lidhje me sektorin farmaceutik, janë cilësuar si procedurë nomale që ministria e shëndetësisë kishte zhvilluar për blerjen e vaksinës.
Gazeta “La Verita” publikoi dy letra nga muaji dhjetor i vitit të kaluar dhe janari i këtij viti, ku lexohet se përveç angazhimit të kompanisë ndërmjetësuese, ministri i shëndetësisë Venko Filipçe e çliron nga përgjegjësia prodhuesin Sinofarm për çfarëdo efekti të padëshiruar të vaksinës.
“Këto korrespondenca që i ka publikuar gazeta “La Verita” janë letra që u kemi dërguar shumë kompanive pas dështimit të të gjithë tentativave për tu vënë në kontakt direkt me fabrikën prodhuese të vaksinës. Por pasi kontaktuam me ambasadën në Kinë dhe ministrinë e jashtme, na u tërhoq vërejtja se kjo nuk është rrugë e duhur për blerjen e vaksinës. Por kjo ndodhi pasi kishin dështuar tentativat tona për blerje në mënyrën e rregullt. Nuk ka asgjë kriminale dhe nuk ka asnjë lloj provizioni nga kjo procedurë”, tha ai.
Ministri Filipçe thotë se e ka shkarkuar nga çdo përgjegjësi kompaninë për efektin e vaksinës pasi ky është një detyrim I vendosur nga vetë kompania dhe se kjo procedurë është e njëjta edhe për vaksinat e tjera.
Opozita maqedonase VMRO-DPMNE i ka kërkuar menjëherë prokurorisë që të nisë hetimin ndërsa edhe komisioni parlamentar për parandalimin e korrupsionit paralajmëroi një hetim për këtë çështje.
“Ministria e shëndetësisë të përgjigjet se a ka patur një marrëveshje paraprake me këtë kompani fantom. Prej ku është njoftuar për ekzistencën e kësaj kompanie ministri, a e njeh drejtorin, a e di se kjo kompani funksionon me vetëm 3 të punësuar dhe a do t’i publikojë të gjithë dokumentet lidhur me këtë kompani ku provizioni ka qenë më i rëndësishëm se vaksinat të cilat nuk i kemi ende”,tha Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.
Gazeta italiane “La Verita” njihet në opinionin publik në Maqedoninë e Veriut edhe për publikimin e skandalit me korrupsionin e ish-prokurores speciale Katica Janeva. Ajo publikoi video dhe audio incizime të cilat inkriminuan ish prokuroren Katica Janeva dhe personin Bojan Jovanovski për rastin Zhvatja. Të dy u dënuan më pas me 7 dhe 9 vite burg.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania