Lufta për kreun, Kukësi dhe Partizani duan kthesën, Tirana vazhdimësinë

25 Janar 2020 | 16:51

Kukësi dhe Partizani do të luajnë mes tyre ndeshjen më të rëndësishme të javës së 19 të Superligës. Dy skuadrat vijnë pas dy ndeshjeve aspak të mira dhe sigurisht që objektivi kryesor do të jetë që të bëjnë kthesën në ndeshjes e ditës së dielës.

Për Partizanin kjo do të jetë disi e vështirë, pasi ka katër mungesa të rëndësishme, por sërish tekniku i të kuqve, Adolfo Sormani ka si synim vetëm tri pikët.

“Pres gjithmonë të fitoj, pavarësisht lojtarëve që kam në dispozicion. Skuadra do të bëjë të më mirën për të fituar. Unë njoh vetëm një tip futbolli, ai që të luajmë si një skuadër e vërtetë. Nëse luhet me intensitet, me agresivitet, mund të vësh në vështirësi çdo ekip”, – thotë Adolfo Sormani, trajner i Partizanit.

Mungesat e të kuqve nuk thonë asgjë për trajnerin e Kukësit, Shpëtim Duro. Ndeshjen e shkuar me Luftëtarin, tekniku e cilësoi si një dështim dhe kërkoi nga skuadra të reagojë menjëherë.

“Çdo ndeshje ka historinë e saj, gjëra që ndodhin në futboll. Në shohim nga java në javë skuadra të niveleve evropiane që mund të gabojnë. Pra, kampionati është i tillë me shumë përballje. Por skuadra pas asaj paraqitjeje duhet të reagojë”, – shprehet Shpëtim Duro, trajner i Kukësit.

Ndërkohë që Tirana kërkon të vijojë me ecurinë e rezultateve pozitive. Përballë do këtë një kundërshtar të lehtë në letër si Luftëtari. Por trajneri i bardhebluve, Emanuel Egbo kërkon përqendrim maksimal.

 “Ne e dimë çfarë ekipi është Luftëtari. Siç e kam thënë gjithmonë, nuk ka ekip të vogël në Kategori Superiore, të gjitha ekipet për mua janë njësoj. Janë 11 lojtarë në fushë dhe ekipi që vrapon më shumë dhe gabon më pak do të fitojë”, – thotë Emanuel Egbo, trajner i Tiranës.

Ditën e diel do të luhet edhe ndeshja mes Teutës dhe Bylisit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026