Vërshimet në Rusi, Kremlini paralajmëron rritje të nivelit të ujërave

9 Prill 2024 | 20:04

Kremlini ka paralajmëruar për rritje të mëtejme të niveleve të ujit në disa rajone të shtetit, teksa dhjetëra mijëra rusë – dhe banorë të Kazakistanit fqinj – janë duke tentuar të shmangin ato që mund të jenë vërshimet më të këqija në dekada, për shkak se temperaturat e larta janë duke shkrirë borën më shpejt sesa zakonisht.

Më shumë se 10.000 shtëpi tashmë janë vërshuar nga uji që ka rrjedhur prej Maleve Ural dhe atyre në Siberi, prandaj mijëra njerëz janë në rrezik, sipas zyrtarëve lokalë.

Në veri të Kazakistanit, situata është thënë të jetë edhe më e rëndë, pasi mbi 86.000 njerëz janë evakuuar.

Shumë rajone në të dyja shtetet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

“Ditë të vështira kemi përpara”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov më 9 prill.

“Do të ketë shumë ujë”.

Peskov ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin ka zhvilluar biseda telefonike me homologun e tij kazak, Qasym-Zhomart Toqaev, për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta për të menaxhuar situatën, shkruan REL.

Në Rusi, situata më e rënduar besohet se është në rajonin Orenburg, pasi një digë lokale është dëmtuar rëndë tri herë radhazi në qytetin Orsk prej 5 prillit.

Të paktën pesë persona kanë vdekur nga vërshimet, ndërsa më 8 prill banorët kanë kërkuar që autoritetet lokale të bëjnë më shumë, si dhe kanë kërkuar intervenimin e Putinit në këtë situatë.

Peskov u ka thënë gazetarëve më 9 prill se Putin nuk planifikon të vizitojë Orenburgun aktualisht, por që presidenti rus është duke e vëzhguar situatën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026