Kremlini e pranon për herë të parë se Rusia është në luftë me Ukrainën

22 Mars 2024 | 11:22

Rusia tani është “në luftë” me Ukrainën për shkak të ndërhyrjes perëndimore, në atë që Moska më herët e ka quajtur “operacion të posaçëm ushtarak”, tha për agjencinë Argumenty i Fakty (AiF), zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Ne jemi në luftë. Në të vërtetë, nisi si një operacion i posaçëm ushtarak, por sapo i krijua një klikë dhe Perëndimi kolektiv u bashkua në krahun e Ukrainës, kjo për ne u shndërrua në luftë. Jam i bindur për këtë. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë në mënyrë që të mbledhin forcat”, citohet të ketë thënë Peskov.

Që nga nisja e pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, Kremlini ka shmangur që ta quajë konfliktin luftë dhe i është referuar si “operacion i posaçëm ushtarak”.

Kremlini po ashtu ka shtyrë përpara ligje të reja përmes Dumës Shtetërore, sipas të cilave, cilësimi i konfliktit si “luftë” është ilegal dhe shumë njerëz janë gjobitur e burgosur për “diskreditimin” e forcave ruse dhe përhapjen “e informacioneve të rreme” për shkak të përdorimit të kësaj fjale, shkruan REL.

Gjatë këtij deklarimi, Peskov shtoi se Rusia duhet të “çlirojë” krejtësisht “rajonet e saj të reja” – katër rajonet në Ukrainë që Moska ka aneksuar paligjshëm gjatë luftës – për “të mbrojtur popullin në këto rajone dhe për të çliruar territorin e këtyre rajoneve”.

Moska ka aneksuar ilegalisht rajonet pas nisjes së pushtimit, megjithëse mbetet e paqartë se sa territor ka nën kontroll.

Deklaratat e Peskovit u bën pasi presidenti rus, Vladimir Putin, fitoi me lehtësi zgjedhjet presidenciale të fundjavës së kaluar, votime, që sipas vëzhguesve të pavarur nuk ishin as të lira, e as fer.

Këto ishin zgjedhjet e para të mëdha në Rusi që kur Putini nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj.

Sipas rezultateve zyrtare, Putin siguroi një mandat të ri gjashtëvjeçar presidencial, pasi fitoi 87.3 për qind të votave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026