Eugena Tomini: Deri tani 700-800 persona kanë marrë të dy dozat e vaksinës Pfizer

11 Mars 2021 | 10:58

Eugena Tomini, zv.ministre e Shëndetësisë tha për Euronews Albania se prania e variantit britanik të COVID-19 në Shqipëri është zbuluar përmes ndihmës së Institutit të Shëndetit Publik në Ankara të Turqisë.

Ndërkohë nga ana tjetër pavarësish se janë dërguar monstra në një laborator në Britaninë e Madhe, znj. Tomini u shpreh se përgjigja nuk ka mbërritur ende për shkak se ka një protokoll të detajuar që duhet ndjekur për këtë procedurë.

Znj. Tomini gjatë intervistës shprehu shqetësim lidhur me faktin se shumë persona të prekur nga coronavirus paraqiten në spital në gjendje të agravuar duke synuar që të trajtohen në shtëpi dhe të shmangin kështu spitalin. Pikërisht kjo ka ndikuar dhe në rritjen e rasteve fatale.

Zv.ministrja e Shëndetësisë deklaroi se mes të prekurve janë dhe 3500 fëmijë ku vetëm 165 prej tyre janë trajtuar në kushte spitalore.

“Janë raste që nuk kanë shfaqur shenja, por janë zbuluar nga ndjekja e rasteve të familjarëve. Pjesa më e madhe kanë qenë asimptomatike, një pjesë shumë e vogël rreh 165 raste kanë kërkuar trajtim spitalor. Asnjë moshë nuk nënvlerësohet sa i takon shfaqjes së shenjave klinike”, u shpreh znj. Tomini.

Vendimi më i fundit i qeverisë për të nisur negociatat për marrjen e vaksinave ruse dhe kineze, tha zv.ministrja e Shëndetësisë vjen për faktin se kërkohet imunizmi sa më i shpejtë i popullsisë. Ndërkohë deri tani ajo konfirmoi se janë 700-800 persona që kanë marrë dy të dozat e vaksinës Pfizer.

“Sot jemi më 11 mars dhe jemi dy muaj nga nisja e procesit të vaksinimit. Brenda kësaj jave përfundon vaksinimi i të gjithë personelit shëndetësor në nivel kombëtar. Shifra përvijon drejt vlerave 700-800 individë”, përfundoi znj. Tomini.

 

Lexoni gjithashtu:

Shqipëria i hap rrugën vaksinave ruse dhe kineze, qeveria autorizon dy ministra për të nisur negociatat

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026