Pezullohen nga detyra 4 zyrtarë të Bashkisë Korçë

10 Prill 2024 | 10:45

4 drejtues kryesorë të bashkisë së Korçës janë pezulluar nga puna me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës.

Bëhet fjalë për 4 punojës të drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Sektorit të Kontrollit të Zhvillimit të Territorit që merren me shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi.

4 të pezulluarit nga detyra janë Zhaneta Lubonja, drejtore e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Ermal Gjermani përgjegjës i këtij sektori pranë kësaj drejtorie, Olvas Petro, specialist i buxhetit me cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë si dhe Soniel Prifti, drejtor i drejtorisë së taksave dhe tarifave vendore.

3 të parët akuzohen për shpërdorim detyre ndërkohë që Prifti për moskallëzim i krimit.

Gjykata e Korçës për të 4 krahas pezullimit nga detyra ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje” pasi sipas akuzës, kanë llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën për ndërtimet dhe komplekset e luksit, lidhur me shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi pranë kësaj bashkie.

E thënë ndryshe, deklarata, leje zhvillimi, leje ndërtimi, deklarata paraprake si dhe certifikata përdorimi të dhëna prej tyre.

Personat nën hetim, gjithnjë sipas akuzës, dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtime të reja dhe komplekse të luksit në lagjet 1,2,3,11,12 të qytetit të Korçës në masë të ulët sesa ajo që duhet të paguajë nga subjektet.

“Personat nën hetim, dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në lagjet 1, 2, 3 11, 12 të qytetit të Korçës në masë më të ulët se sa duhej të paguhej në bazë të ligjit 107/2014, VKM 408, datë 13.05.2018 apo dhe Vendimeve të Këshillit Bashkiak për periudhën 2020-2023, duke shpërdoruar detyrën dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshëm të shtetit”-njofton prokuroria.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026