Sondazhi i tretë në Euronews Albania mbi prirjen e votës së shqiptarëve
Në orën 20:30, te Barometri Politik, me gazetaren Ilva Tare, do të ndiqni valën e tretë të sondazhit të kryer nga Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë MRB.
Si do të votojnë shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë javë dhe si kanë lëvizur përqindjet e partive në krahasim me 2 matjet e kaluara.
Përveç prirjes së votës, në emision do të ndiqni gjithashtu dhe përgjigjet e qytetarëve mbi llojin e qeverisë që duan, kë besojnë ata se do të fitojë zgjedhjet, pavarësisht votës që do të hedhin.
Sondazhi i dytë zgjedhor kombëtar i prezantuar në Euronews Albania në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze MRB nxori në pah ngushtimin e diferencës së prirjes së votës mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.
Sipas sondazhit të dytë prirja e votës ishte PS 39.9% (-1.9% nga 41.8%); PD 30.6% (+2.4% nga 28.2%) dhe LSI 9.1% (-1.2% nga 10.3%).
Ndërsa në sondazhin e parë të publikuar në Euronews Albania lidhur me prirjen e votës zbuloi se 41.8 për qind e shqiptarëve do të votonin Partinë Socialiste.
28.2 për qind do të votonin Partinë Demokratike, 10.3 për qind Lëvizjen Socialiste për Integrim, 1.5 % PDIU-në, ndërsa 2.1% partitë e tjera
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta