Ndeshjet e së mërkurës në Champions, luhen dy supersfida në Paris dhe Madrid
Emocionet e Champions League vijojnë edhe këtë të mërkurë me dy duele tejet interesante, të cilat luhen paralelisht në Wanda Metropolitano dhe Parc des Princes. Kryeqyteti francez nën masa të forta sigurie do të mirëpresë duelin me Barcelonën, një përsëritje e përballjeve të mëparshme mes këtyre ekipeve. Për herë të fundit janë ndeshur me njëra-tjetrën në 2021, ku PSG u hakmorr duke eliminuar nga Liga e Kampionëve katalanasit.
Ekipet nga ajo kohë kanë ndryshuar shumë, por edhe disa prej lojtarëve kryesorë nuk janë në dispozicion. Tek vendësit Hakimi, Kimpembe, Kurzawa, Mukiele e Rico nuk do të jenë pjesë e ndeshjes, ndërsa Barcola është në dyshim. Në kampin spanjoll Balde e Gavi tashmë të konfirmuar si dhe De Jong e Pedri në dyshim. Të dy teknikët e kanë vlerësuar maksimalisht duelin, ndërsa favoritë në letër janë francezët.
Në Madrid do të luhet sërish futboll, por jo në Bernabeu. Wanda Metropolitano me një Atletiko me moralin lart sfidon Dortmundin, me verdhezinjtë që nuk po kalojnë një periudhë të mirë. Vendësit vijnë pas atij eliminimi spektakolar ndaj Interit, ndërsa Dortmundi ndaj PSV. Heroi i asaj sfide Depay mungon për shkak dëmtimi, së bashku me Hermoso, Lemar e Vitolo. Edhe sulmuesi kryesor i verdhezinjve Malen nuk do të jetë pjesë e listës, bashkë me Bensebainin. 4 përballjet e mëparshme në Champions, 2 janë fituar nga madrilenët, 2 nga gjermanët.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta