TEC i Vlorës, ndihmës sekretari i SHBA letër përgëzimi ministres Balluku
Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet e Europës dhe Euroazisë, z. Philip T. Reeker përgëzoi përmes një letre dërguar ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku memorandumin për TEC-in e Vlorës.
“Me kënaqësinë më të madhe dua të përgëzoj Republikën e Shqipërisë për memorandumin e mirëkuptimit me ExxonMobil dhe Excelerate Energy për ndërmarrjen e hapave të parë për rinisjen dhe zgjerimin e operimit të termocentralit të Vlorës,” shkruhet në letrën që Euronews Albania disponon.
“Ky partneritet i ri do të kontribuojë për pavarësinë energjetike të Shqipërisë, do të vendosin Vlorën dhe Shqipërinë si një portë rajonale e energjetikës dhe do të tregojë lidershipin zotësinë e Shteteve të Bashkuara në projekte globale të energjisë,” shprehet ndihmës sekretari i SHBA.
Sipas Reeker ky është një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të aksesit të Europës ndaj burimeve energjetike të larmishme dhe të besueshme. Ai vlerëson se një Europë e sigurt në burimet e veta të energjisë është një partner më i fortë në arritjen e synimeve të përbashkëta në rajon dhe nëpër botë.
“Shtetet e Bashkuara e mbështesin Shqipërinë në avancimin e sigurisë europiane të energjisë. Partneriteti i thelluar mes Shqipërisë dhe SHBA vazhdon të forcohet falë përpjekjeve tuaja,” përmbyll Ndihmës Sekretari Reeker letrën e tij.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi