Ligj kundër kumarit në Rumani, ndalohen pjesërisht kazinotë
Rumania ka ndaluar sallat e lojërave të fatit në qytetet dhe fshatrat me më pak se 15 mijë banorë, përmes një ligji që u miratua unanimisht nga dhoma e ulët e Parlamentit.
Dy parti të opozitës kërkuan atë që e quajnë “dekurajimin e kumarit”, pasi akuzuan qeverinë për përfshirje me sektorin në fjalë, si arsye për mungesën e një qasjeje më të ashpër.
“Është ligji i parë që miratohet në 30 vjet në Parlament kundër mafies, që deri më sot ka kontrolluar klasën politike. Tani ne po luftojmë një industri që ka rreth 12 miliardë euro të ardhura. Nëse kjo industri nuk mund të spekulojë për asgjë sa i takon ligjit tonë, ligje të tjera do të miratohen me shpejtësi dhe ne do t’i mbyllim të gjithë sallat e kumarit në qytete”, thotë Alfred Simonis, lider i Social-Demokratëve, Rumani.
Në Parlament pati pakënaqësi nga një deputet që vuri në dyshim mënyrën se si ishte përcaktuar kuota e banorëve.
“Për të kuptuar sa absurde është e gjitha kjo, ata menduan se kumari dëmton vetëm 15 mijë persona. Nuk pati asnjë debat në komision për të parë se sa vendbanime kualifikohen për këtë kuotë dhe përse është 15 dhe jo 16, 17 mijë apo 2 milionë banorë. Do ta kishim ndaluar kumarin përfundimisht”, shprehet Ionut Mosteanu, lider i opozitës, Rumani.
Kazinotë janë bërë shumë popullore në Rumani, me Zyrën Kombëtare të Lojërave që ka regjistruar gjithsej 12 mijë.
Një studim i vitit 2016 sa i takon rumunëve të varur nga kumari konstatoi rreth 100 mijë raste, por shifra reale mund të jetë shumë më e lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet