Baton Haxhiu bën llogaritë se sa vota i duhen PD dhe LSI për të fituar zgjedhje

11 Mars 2021 | 11:05

Baton Haxhiu thotë se për të fituar zgjedhjet e 25 prillit, opozita duhet të shtojë rreth 100 mijë vota në total në mënyrë që të sigurojë 71 mandate që i duhen për të formuar qeverinë.

Duke bërë përllogaritje matematikore, sipas analistit Partisë Demokratike duhet që të rritet me 95 mijë vota më shumë krahasuar me rezultatin e vitit 2017, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim të ruajë rezultatin që kishte.

“PD i duhen afërsisht 95 mijë vota dhe LSI të mbetet aty. Në perceptim mund të themi se faji i PS është aq i madh sa që të arrihet në aq vota. Publiku nuk po thotë se ka aq faj (PS). Nëse LSI ka këto pikë që tregon sondazhi, atëherë do të humbë rreth 70-80 mijë vota që do të shkojnë tek të gjitha”, deklaroi z. Haxhiu.

Sipas analistit opozita nuk e ka në favorin e saj kohën dhe se sikur të arrijë të bindë të pavendosurit nuk do të mjaftojë për të përmbysur rezultatin më 25 prill.

“Matematikisht është e vështirë. Duhet një përkrahja e jashtëzakonshme që  opozita të arrijnë, është shumë vonë për njerëzit e pa përcaktuar dhe nuk është e mjaftueshme që vetëm ata të kalojnë këtej”, tha z. Haxhiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021