Media e Hamasit: Djemtë e liderit Ismail Haniyeh u vranë gjatë vizitave për Bajram

10 Prill 2024 | 20:52

Të tjera detaje kanë dalë për vrasjen e djemve dhe nipërve të liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Sipas mediave të huaja, të cilat citojnë mediat e lidhura me Hamasin (TV Al Aqsa) thuhet se Hazem, Ameer dhe Mohammed Haniyeh u vranë me anëtarët e familjes në sulmin pranë kampit të refugjatëve al Shati në qytetin e Gazës.

Tre djemtë dhe tre nipërit po bënin vizita familjare gjatë ditës së parë të festës së Fitër Bajramit në Shati, kampi i tyre i refugjatëve në qytetin e Gazës, sipas të afërmve të cituar nga Reuters.

Ismail Haniyeh është me origjinë nga Shati.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit pretendojnë se djemtë e tij ishin operativë të Hamasit “në rrugën e tyre për të kryer aktivitete terroriste në zonën qendrore të Rripit të Gazës”.

Vëllezërit po udhëtonin me anëtarët e familjes në një automjet të vetëm të shënjestruar nga një dron izraelit, tha Al Aqsa TV, duke shtuar se gjithsej gjashtë persona u vranë, duke përfshirë një vajzë të Hazem Haniyeh dhe një djalë e një vajzë të Ameer.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026