Çmimi “Lumo Skëndo”/ Fitues u shpal Ilir Ikonomi me librin “Fan Noli, Apostulli”
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi ceremoninë e shpalljes së fituesit të Çmimit “Lumo Skëndo”.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi ceremoninë e shpalljes së fituesit të Çmimit “Lumo Skëndo”.
Ky çmim shërben si një institucion gjykimi për veprën më të mirë publicistike, eseistike apo historike të një viti, por jo vetëm. Është një rast i mirë për të sjellë në vëmendje emrin e një figure të rrallë dhe të shumanshme, siç është Mid’hat Frashëri.
“Pavarësisht të gjithë përpjekjeve që po bëjmë, nuk është rikthyer sërish prestigji për shkak të një mohimi të gjatë që i është bërë këtij emri dhe këtij personaliteti. Ky event ka shërbyer për të celebruar librin dhe kjo është e rëndësishme dhe emrat që e kanë merituar besoj”-tha Belinda Budini.
Autoret e përzgjedhur nga juria per kete edicion ishin Ilir Ikonomi, Thomas Frashëri, Ardit Bido Namir Lapardhaja, Artan Fuga, Natasha Lako, Blendi Fevziu, Migjen Kelmendi Erion Kristo dhe Astrit Lulushi nga të cilët, u përzgjodh si fitues Ilir Ikonomi me vepren “Fan Noli, Apostulli”.
“Është një çmim i rëndësishëm dhe prestigjioz dhe ata që e kanë fituar para meje kanë qenë figura të njohura të letërsisë dhe filozofisë. Jam i emocionuar. Sidomos “Lumo Skëndo” është njër personalitet shumë i njohur. Ka qenë një njeri shumë aktiv në një kohë që jo të gjithë ishin aktiv”- u shpreh Ilir Ikonomi.
Çmimi “Lumo Skëndo” është një vlerësim i rëndësishëm që nxjerrë në pah vlerat më të mira të këtyre botimeve, që kanë një rol në diskutimet publike. Për herë të parë ndarja e këtij çmimi është realizuar në vitin 2021, në të cilën triumfoi Lea Ypi, ndërsa një vit më vonë triumfoi libri i shkrimtarit Ben Blushi me “41 sekrete”.
LEXONI GJITHASHTU:
Kalaja e Gjirokastrës ndër monumentet e kulturës më të vizituara
Korçë, Festivali Internacional i Muzikës ngjit në skenë yjet e baletit
Muzika ‘Jazz’ ndez Edicionin e 9-të të MIK Festival në Korçë
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë
- 19:51 Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov
- 19:37 Messi flet për Anglinë: Do përballemi me një skuadër të shkëlqyer, asnjëherë nuk kam luajtur kundër tyre
- 19:30 PD bojkoton edhe seancën e nesërme të Parlamentit: Plotësoni kërkesat e protestuesve
- 19:16 Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
- 18:56 SHBA godet Iranin, Teherani hakmerret! Beteja për Ngushticën e Hormuzit përshkallëzohet