Arjan Sala shpallet ‘Dëshmor i Atdheut’, kryeministri u dorëzon titullin familjarëve

29 Mars 2021 | 11:28

Arjan Sala 32-vjeçari që humbi jetën pas zjarrit në magazinën e një qendre tregtare në kryeqytet është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’.

Titulli për Arjan Salën është firmosur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe iu dorëzua personalisht familjarëve të të ndjerit nga kryeministri Edi Rama.

U deshën 4 ditë luftë me flakët në magazinën e qendrës tregtare “Casa Italia” për të nxjerrë prej andej trupin e pajetë të punonjësit të sigurisë Arjan Sala.

Ankthi për familjen Sala përfundoi tragjikisht mëngjesin e së shtunës, ku rreth orës 3, forcat e kërkimit dhe zjarrfikëseve gjetën trupin e pajetë të 32-vjeçarit. Në kërkime, u përfshi edhe xhaxhai i tij ndërsa Arjan Sala u gjet në një nga dhomat e magazinës i mbuluar me rroba që mendohet ti ketë lagur me ujë.

Punonjësi i sigurisë baba i një fëmije 2 vjeç, dyshohet se humbi jetën për shkak të asfiksisë ndërsa pranë trupit u gjetën dy fikëse zjarri portative me të cilat ka tentuar të shuajë flakët.

Reagimet në rrjetet sociale për heroin Arjan Sala që shpëtoi disa punëtorë ishin të shumta, ndërsa zv. ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dha lajmin se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Atdheut” me porosi të Kryeministrit ishte gati për t’i dhënë titullin shtetasit heroik Arjan Sala.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026