Skandali farmaceutik në Francë, shpallet fajtore kompania që shiti një prej ilaçeve të saj si pilulë dietike
Kompania farmaceutike franceze “Servier Laboratories” u shpall fajtore për “mashtrim të rëndë” dhe “vrasje pa dashje” pasi një prej barnave të saj u dha si një pilulë diete dhe u fajësua për vdekjen e qindra njerëzve.
“Servier Laboratories” gjithashtu u gjobit me 2.7 milion € .
Ngjarja cilësohet një nga skandalet më të mëdha moderne në sektorin shëndetësor në Francës.
6,500 paditës e kishin akuzuar kompaninë se i ka dhënë përparësi fitimeve sesa jetës së pacientëve duke lejuar medikamentin e diabetit, Mediator, të jepej gjerësisht dhe në mënyrë të papërgjegjshme si një pilulë dietike.
Sipas një studimi të vitit 2010 medikamenti dyshohet të ketë shkaktuar deri në 2,000 vdekje në mesin e miliona njerëzve që e morën gjatë tre dekadave.
Gjyqi, i cili u hap në 23 Shtator 2019, gjithashtu vuri në dyshim që pilula, e prezantuar në 1976 në Francë dhe e dyshuar për shkaktimin e problemeve të zemrës dhe mushkërive, ishte në treg për kaq gjatë.
Ilaçi u krijua për të trajtuar peshën e tepërt në pacientët me diabet të tipit 2, por ishte rekomanduar gjerësisht si një medikament që reduktonte oreksin.
Agjencia Kombëtare e Ilaçeve e Francës u gjobit me 303,000 € për bashkëpunim pasi fshehu rrezikun e ilaçit.
Servier Laboratories” ka kërkuar shfajësim, duke argumentuar se nuk ishte në dijeni të rreziqeve të ndërlidhura me Mediator para vitit 2009 dhe se kurrë nuk pretendoi se ishte një pilulë diete.
Duke u përballur me çështje në lidhje me efektet anësore të ilaçit nga autoritetet mjekësore në Zvicër, Spanjë dhe Itali, Servier e tërhoqi atë nga tregje midis 1997 dhe 2004.
U desh një hetim i pavarur nga një tjetër mjek i shqetësuar francez përpara se kompania të pezullojë shitjet në Francë në 2009.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh