“Detyra jonë…”- Tabaku: Drejtësisë së re, të gjithë duam t’ia marrim pronësinë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, është shprehur se drejtësisë së re të gjithë duan t’ia marrin pronësinë, kur në fakt detyrë e politikanëve mbetet vetëm zbatimi i vendimeve të tyre.
Komentet Tabaku i bëri në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ku tha se nuk ka dy drejtësi, pra e mirë kur godet kundërshtarin dhe e keqe kur godet vetë atë.
Ajo tha gjithashtu se politika duhet të kujdeset që institucionet e drejtësisë të kenë burimet, stafin dhe mbështetjen ligjore për veprimtarinë e tyre.

Jorida Tabaku, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit:
Drejtësisë së re, të gjithë duam t’ia marrim pronësinë, ndonëse detyra jonë mbetet vetëm zbatimi i vendimeve të tyre edhe kur na pëlqejnë edhe sidomos kur nuk na pëlqejnë.
Nuk ka dy drejtësi. Nuk ka një drejtësi të mirë për mua se i bie kundërshtarit dhe një drejtësi të padrejtë karshi meje se më godet mua.
Kemi forcuar dhe rolin e kuvendit në procesin e integrimit jo për të shtuar një tjetër institucion në lumin e gjatë të burokracisë por për të afruar shoqërinë civile.
Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne si politikë, na duhet të kujdesemi që këto institucione kanë burimet, stafin dhe mbështetjen ligjore për veprimtarine e tyre.
Ky Këshill Integrimi është një hapësirë që drejtohet nga opozita dhe që në dakordësi të plotë me mazhorancën e kemi vendosur t’ia hapim shoqërisë civile, grupeve të interesit si një agorë diskutimi për politikat nga kushdo që nuk ka akses në qeverisje.
Ne me këtë veprim duam t’ju sigurojmë që dera e KKIE është e hapur dhe jemi të gatshëm në gjithëpërfshirje të kontrollit dhe monitorimit por njëkohësisht një rikujtesë për rëndësinë që opozita ka për të qenë gjithëpërfshirëse dhe për të afruar procesin tek qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta