Salianji: Kam prova shkencore se denoncimi për Agron Xhafën është 100% i vërtetë
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se ka prova shkencore se denoncimi i bërë nga ai për Agron Xhafën, vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, është 100% i vërtetë.
Komentet Salianji i bëri jashtë ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku ishte parashikuar seanca gjyqësore ndaj tij, e cila u shty.
Salianji është dënuar me 1 vit burg për “shpifje” nga Gjykata e Shkallës së Parë, pas denoncimit përmes videos “Babale”.
“Është një çështje që ka ardhur në apel, ashtu si edhe në Gjykatën e Shkallës së Parë si kallëzim i trafikantit të drogës, Geron, apo Agron Xhafaj.
Prokuroria ka detyrën që të vërtetojë fajësinë. Ne kemi prova shkencore sesi është 100 % i vërtetë i gjithë denoncimi i kryer nga unë dhe si institucionet e shtetit shqiptar kanë shmangur hetimin ndaj ish ministrit dhe vëllait të tij dhe sesi e ka shmangur komplet hetimin pasuror ndaj tij përmes ligjit antimafia, që ish-ministri të vijonte karrierën politike, por edhe bizneset, siç e keni parë nga akuzat për kate pa leje apo shumëkatëshe në qendër të Tiranës.
Unë s’jam marrë me sulme personale ndaj gjykatës apo gjyqtarëve, pavarësisht se të gjithë gjyqtarët që kanë marrë vendim në Shkallën e Parë janë shkarkuar nga vettingu. Gjermeni është në përgjimet e Prokurorisë Italiane. Këta janë personazhe që kontrollohen nga grupet kriminale dhe mendojnë se do më mbyllin gojën mua ndaj denoncimeve. Unë denoncoj, trafikanti shkon në burg, ndërkohë vijon hetimi ndaj meje”, tha Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta