Mblidhet Komisioni Hetimor i “TIMS”, Salianji: Synon kontrollin e zbatimit të ligjit

2 Prill 2024 | 15:25

Është mbajtur këtë të martë mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin “TIMS”.

Kryetari i këtij komisioni, Ervin Salianji, deklaroi në fjalën hyrëse se ky hetim synon kontrollin e ligjshmërisë të veprimeve apo mosveprimeve të organeve dhe funksionarëve publik të ngarkuar në administrimin dhe mbrojtjen e të dhënave.

Ai theksoi se ky hetim do të synojë kontrollin e zbatimit të ligjit në fuqi.

“Sipas vendimit të Kuvendit ky hetim do të synojë kontrolli i ligjshmërisë të veprimeve apo mosveprimeve të organeve  dhe funksionarëve publik të ngarkuar në administrimin dhe mbrojtjen e të dhënave TIMS, problematika e krijuar me TIMS, veprimet dhe mosveprimet në krijimin e kësaj problematike. Ky hetim do të synojë kontrollin e zbatimit të ligjit në fuqi, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative ose ndërhyrje ligjore në legjislacionin përkatës. Objekti i punës së Komisionit Hetimor është shqyrtimi i çështjes lidhur me kontrollin  e veprimtarisë së institucioneve të ngarkuara me mbrojtjen e sistemit TIMS dhe vlerësimin e nevojës për marrjen e masave administrative apo ndërhyrjet ligjore në legjislacionin përkatës”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas

Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta në botë u trondit mbrëmjen e së hënës, kur një bombë shpërtheu në hyrje të...
21:33 | 02/07/2026

Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e kësaj të enjteje para Parlamentit, e cila u shoqërua me përplasje mes policisë dhe...
20:49 | 02/07/2026