Protesta për klimën, në Francë më shumë presion mbi ligjvënësit për projektligjin e ri

29 Mars 2021 | 11:52

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në qytete anembanë Francës për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj asaj që ata e kanë quajtur “pseudo” projekt-ligji që po shqyrtohet në parlament, një projektligj mbi mjedisin.

Në Paris dhe Lion protestat ishin më masive.

Protestuesit u thirrën nga organizatat jofitimprurëse dhe sindikatat, të cilat argumentojnë se ligji i ri i Francës për ndryshimin e klimës nuk do ta ndihmojë vendin të përmbushë qëllimet minimale të emetimeve të Bashkimit Evropian.

“Ekziston një urgjencë e vërtetë,  një kërkesë nga qytetarët që ndryshimi të nis tani. Dhe ne kemi përshtypjen se të gjithë organet demokratike kanë humbur fuqinë e tyre dhe se rruga mbetet një nga bastionet e fundit për të shprehur veten si qytetarë, u shpreh një qytetare.

Projekt-ligji aktual propozon uljen e emetimeve të karbonit me 40 përqind deri në 2030.

Por, Marrëveshja e Gjelbër Evropiane synon që BE si një e tërë të ulë emetimet e saj të karbonit me 55 përqind.

Ligjvënësit francezë do të fillojnë të shqyrtojnë projekt-ligjin dhe organizatorët kanë bërë thirrje që nëse ligji miratohet të vijojnë protestat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026