Rusia dërgon instruktorë ushtarakë në Niger

12 Prill 2024 | 13:33

Rusia ka dërguar instruktorë ushtarakë në Niger, raportoi të enjten televizioni shtetëror i Nigerit, RTN.

Sipas RTN-së, instruktorët ushtarakë rusë mbërritën me një avion të mbushur me pajisje ushtarake, në bazë të një marrëveshjeje mes juntës dhe presidentit rus, Vladimir Putin, për ta rritur bashkëpunimin.

Televizioni publikoi pamje të një avioni ushtarak duke shkarkuar pajisje ushtarake më 10 prill. Një burrë në uniformë kamuflazh, për të cilin RTN tha se ishte njëri prej instruktorëve, tha se shkuan atje për ta stërvitur ushtrinë e Nigerit dhe për të zhvilluar bashkëpunim ushtarak mes Rusisë dhe Nigerit.

RTN raportoi gjithashtu se Rusia është pajtuar për ta vendosur një sistem kundërajror në Niger.

Deri para grusht shtetit ushtarak në korrik të vitit të kaluar, Nigeri ishte aleati i fundit demokratik i Shteteve të Bashkuara, Francës dhe vendeve të tjera evropiane në luftën kundër militantëve islamistë në rajonin e Sahelit, ku xhihadistët po vazhdojnë ta rrisin ndikimin, shkruan REL.

Në mars, junta i dha fund bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër terrorizmit. Forcat e Armatosura të Gjermanisë kanë një bazë ajrore në Niami, e ardhmja e të cilës është e paqartë tani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026