Me pistoletë lodër, tentohet të grabitet një pikë këmbimi valutor në Durrës

12 Prill 2024 | 14:04

Një tentativë grabitje ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor në qytetin e Durrësit. Këto janë fotot, kur autori me një armë lodër është futur në pikën e këmbimit valutor për të grabitur.

Ai është i veshur me një xhup të zi dhe një kapuç në kokë. Sapo futet në ambientet e pikës së këmbimit valutor, grabitësi nxjerr armën lodër.

Grabitësi nuk ka arritur që të marrë shuma parash nga pika e këmbimit valutor në rrugën ‘Taulantia’ ose ish-Vollga në qytetin e Durrësit. Sapo punonjësit e kanë parë të armatosur nuk kanë hapur xhamin e sportelit dhe ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte rreth orës 9:00.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humb jetën një person në Himarë, dyshohet se rrëshqiti në dhomën e hotelit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Jalë, në Bashkinë e Himarës, ku një person ka humbur jetën pas një aksidenti...
21:17 | 28/06/2026

Ranë në greminë, helikopteri i Forcave të Armatosura ndërhyn për nxjerrjen e 2 turistëve nga Kanioni i Gjipesë

Prej orëve të para të mëngjesit, dy turistë polakë kanë rënë në një greminë në Kanionin e Gjipesë. Në përpjekjet e para për t’u ardhur...
21:02 | 28/06/2026

Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në malin e Gopeshit, në njësinë administrative të Moglicës, në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person...
20:46 | 28/06/2026