PL denoncon në prokurori grabitjen e selisë: Morën rrjetin e komunikimeve
Partia e Lirisë ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, ku njofton vjedhjen nga persona të pautorizuar të rrjetit të komunikimeve elektronike brenda selisë së saj.
Lajmi është bërë publik përmes një postimi në facebook nga nënkryetari i kësaj force politike, Petrit Vasili.
Në kallëzim, që mban firmën e Ilir Metës, thuhet se në zyrat e PL janë grabitur gjatë mesnatës, ku disa persona të paautorizuar kanë marrë një pajisje elektronike (hard-disc), si dhe kanë kryer dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.
“Partia e Lirisë është përballur me një ngjarje të tipit mafioz, karakteristike e “Rilindjes”, që kërkon të Qeverisë vetëm përmes shantazhit dhe presionit.
Në zyrat e saj kanë hyrë në mesnatë persona të paidentifikuar dhe të paautorizuar duke grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike, një paisje DVR (hard disc) si dhe në mënyrë të fshehtë kanë kryer lidhje, dëmtime dhe këputje të linjave kabllore.
Partia e Lirisë në respekt të ligjit ka depozituar denoncimin e kësaj ngjarjeje në Prokurorinë e Tiranës për hetimin dhe identifikimin e autorëve.
As kjo tentativë dhe asnjë presion nuk e ul dot ritmin dhe vendosmërinë e Partisë së Lirisë për t’u përballur me “Rilindjen” dhe mashat e saj, por përkundrazi shumëfishon energjitë e saj në betejën për përmbysjen e narkoqeverisjes rilindase”, shkruan Vasili.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë




