Ilir Meta: Janë mbyllur 12 mijë biznese, dëshmi e situatës së rëndë ekonomike

11 Mars 2024 | 15:39

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se mbi 12 mijë biznese kanë mbyllur aktivitetin e tyre në vitin 2023.

Komentet Meta i bëri përmes një deklarate për mediat, ku tha se nëse ky ritëm dramatik vijon edhe pas 10-vitesh, të gjitha bizneset në vend do të shpallin falimentin.

Ai tha gjithashtu se në sektorin e ndërtimit ka informalitet të lartë, pastrim parash, bum shitjesh të apartamenteve, por dështim të mbledhjes së të ardhurave.

Reagimi i Metës:

Do doja sot të ndaja sot një shqetësim shumë konkret dhe njëkohësisht tepër problematik pasi viti që lamë pas, u mbyll me një bilanc tepër të rëndë për biznesin, kur mbi 12 mijë biznese kanë vendosur të mbyllin aktivitetin e tyre.

Shqipëria numëron rreth 120 mijë biznese aktive në total, cka do të thotë se vetëm gjatë vitit që lamë pas, 10% e totalit të bizneseve në vend kanë vendosur të pezullojnë aktivitetin.

Mbyllja e mbi 12 mijë bizneseve në mbarë vendin, është dëshmia më e qartë e situatës tepër të rëndë ekonomike ku ndodhemi.

Të goditura nga taksat e larta arbitrare dhe të pa paralajmëruara të Qeverisë dhe nga tarifat e papërballueshme të pushtetit lokal, nga gjobat arbitrare, nga korrupsioni dhe informaliteti që ka kapur qiellin, bizneset po falimentojnë dhe po ulin masivisht qepenat duke goditur në mënyrë të drejtëpërdrejtë ekonomitë familjare dhe lënë pa të ardhura dhjetëra mijëra  qytetarë të tjerë.

Një fakt tronditës që nëse vazhdon me të njëjtat ritme kaq dramatike do të thotë se pas 10 vitesh të gjitha bizneset në vend do të shpallin falimentin.

Mbyllja e bizneseve dhe e mijëra vendeve të punës do të përkeqësojë statusin social të familjeve shqiptare duke i varfëruar ato më tej.

Kjo situatë godet indirekt edhe pensionistët të cilët në numrin më të madh ndihmohen me të ardhura nga fëmijët e tyre që ushtrojnë aktivitete private.

Qeverisë qartësisht i intereson falimentimi i bizneseve të ndershme sepse synimi i saj i vetëm është përqëndrimi i të gjithë ekonomisë së vendit në duart e 4 apo 5  oligarkëve, që sot nuk kontrollojnë vetëm industrinë e ndërtimit, por edhe të ushqimeve, veshjeve, farmaceutike etj.

Është e qartë që bizneset e ndershme po falimentojmë sepse edhe pastrimi masiv i parave të pista, në çdo sektor të ekonomisë, ka shkatërruar tregun e lirë duke dëmtuar në rradhë të parë ekonomitë familjare.

Një tjetër e dhënë tronditëse që vjen si pasojë e aktiviteteve të jashtëligjshme të pastrimit masiv të parave të pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar me mbështetje qeveritare, është fakti se sektori i ndërtimit dhe aktiviteti i pasurive të paluajtshme ka ardhur në rritje në vitin 2023, por të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme kanë shënuar rënie më 2023.

Të dhënat zyrtare nga Administrata Tatimore tregojnë se të ardhurat nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme shënuan rënie me 23% në vitin 2023, ose në 5,4 miliardë lekë nga mbi 7 miliardë lekë në vitin 2022.

Ky është një tregues i vazhdimit të informalitetit të lartë në  ekonomi, jo vetëm në tregun e punës por edhe në transaksionet e shitjeve të pasurive të paluajtshme dhe si transaksione të tjera financiare.

Pra ka një bum shitjes të apartamentave në të zezë, por dështim të mbledhjes së të ardhurave nga shitja e këtyre pronave me prejardhje të dyshimtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026