Dita e Çlirimit të Shqipërisë, Ilir Meta homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

29 Nëntor 2023 | 11:08

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e ditës së Çlirimit.

Meta nuk pranoi të komentonte për mediat, ndërsa vijoi në qetësi procedurat që ndiqen gjatë këtyre vizitave.

Më herët ishin përfaqësuesit e qeverisë dhe Presidenti që zhvilluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve.

Shqipëria u çlirua nga pushtuesit nazistë në vitin 1944, por ka diskutime nëse është çliruar në 28 apo 29 nëntor.

Politika në këtë aspekt është e ndarë, pasi të djathtët e festojnë ditën e Çlirimit në 28 nëntor, bashkë me ditën e Pavarësisë, ndërkohë që të majtët njohin 29 nëntorin si ditë të Çlirimit.

Por kur e majta erdhi në pushtet në vitin 1997, 29 Nëntori e fitoi sërish statusin e Ditës së Çlirimit, pasi me një ligj të posaçëm u kthye në festë zyrtare.

Ditën e sotme pritet të ketë festime patriotike dhe organizime të shumta në nder të kësaj dite.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026