“Me rëndësi Bashkimi i Europës”, Macron konferencë për shtyp me Ramën në Paris

12 Prill 2024 | 15:22

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë Edi Rama, i cili ndodhet në Paris.

Macron në fjalën e tij u shpreh se Bashkimi i Europës, është i rëndësishëm ndërsa shtoi se zëri i Shqipërisë është i rëndësishëm në çështjet rajonale.

Ai foli dhe për huan që Franca do i japë Shqipërisë për mbështetjen e mjedisit.

“Këto dy vizita  dhe dialogu që ne kemi dëshmojnë për dinamikën e jashtëzakonshme të marrëdhënieve përmes Shqipërisë dhe Francës. Ju e dini se mund të keni besim te vendosmëria ime për  të intensifikuar dhe më shumë. Dua të përsëris angazhimin e Francës në favor të angazhimit evropian të Shqipërisë dhe më gjerë, të lëvizjes që kemi për Ballkanin Perëndimor. Këtu bëhet fjalë për të vepruar për Bashkimin e Europës. Është gjithashtu një veprim paqeje për të gjithë rajonin. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitetet për të avancuar.

Dua të përshëndes zërin e veçantë të Shqipërisë. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve përmes Serbisë dhe Kosovës ku zëri juaj është i çmuar. Gëzohem për nënshkrimin të një marrëveshje qeveritare që do  i jap një impuls të ri bashkëpunimit tonë veçanërisht në fushat të menaxhimit të ujit dhe të tubacionit.

Do e mbështesim Shqipërinë në reformat e saj ekonomike dhe tranzicionin energjetik dhe nënshkrimi i një huaje prej 120  mln për reformën në mjedis do na lejojnë të kapërcejmë këto etapa dhe më shumë se ato që kemi nisur para 6 muajsh. E admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj për miqësinë për ndjenjat evropiane”-tha Macron.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026