Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës takohet me kreun e ILD, zbardhet biseda
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani priti prokurorin e përgjithshëm të Mbretërisë së Spanjës Álvaro García Ortiz, që po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë.
Metani i paraqiti punën dhe sfidat e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si institucioni kushtetues që merret me verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve në Shqipëri. Inspektori i Lartë i Drejtësisë e njohu Álvaro García Ortiz me eksperiencën e ILD-së me homologët e Shërbimit të Inspektimit të Drejtësisë të Spanjës në kuadër të Rrjetit European të Shërbimeve të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ), marrëdhënies dypalëshe e formalizuar me një marrëveshje bashkëpunimi një vit më parë e së fundi me ekspertët spanjollë të projektit të BE-së, EU4Justice, që mbështesin ILD-në në drejtim të forcimit të kapaciteteve profesionale.
Álvaro García Ortiz pasi e falenderoi Metanin për mikpritjen dhe shprehu konsiderata për bashkëpunimin e ILD-së me ekspertët spanjollë në kuadër të projektit EU4Justice.
Duke diskutuar për filozofinë e punës së ILD-së, për gjetjen e balancës mes interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe respektimit të pavarësisë së magjistratëve, Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm i Mbretërisë së Spanjës bashkëndanë mendimin, se pavarësia e magjistratëve mbetet baza ku mbështeten themelet e shtetit të së drejtës dhe element kyç për funksionimin e çdo demokracie, me rëndësi të vecantë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt antarësimit në Bashkimin Europian.
Bashkëbiseduesit nënvizuan se pavarësia e çdo gjyqtari e prokurori është garanci për të drejtat kushtetuese të çdo qytetari, për të parandaluar çdo cënim të atyre të drejtave nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ. Kontributi i cdo institucioni për një sistem të pavarur drejtësie është thelbësor edhe për forcimin dhe ruajtjen e besimit të publikut në sundimin e ligjit.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa