“Çmendet” moti, termometri prek 33°C, Porja: Pas valës së të nxehtit, rikthehet bora

12 Prill 2024 | 16:45

Prilli ka regjistruar temperatura rekord, aspak normale për stinën në të cilën gjendemi.

Sinoptikania Lajda Porja bën me dije se fundjava do të sjellë temperatura tejet të larta, duke bërë që vendi të përfshihet nga vala e të nxehtit.

“Presim temperatura të larta, sot 31, e shtuna e diela 33 gradë, java e shkuar, përfshirë edhe fundjavën mund të quhet valë të nxehti, sepse temperaturat janë 13 gradë më të larta se norma e muajit prill”, tha Porja.

Por nga vera sinoptikanët parashikojnë të kalojmë në pranverë dhe pas të shkojmë në dimër.

“Do nisi si pranverë; e hëna e marta dhe e mërkura me rënie të temperaturave deri në 25-26 gradë,

“Nga e enjtja dhe deri në fundjavën e ardhshme tipare dimri. Të martën dhe të mërkurën do kemi reshje shiu ku do ketë shpesh edhe rrebeshe, sidomos e mërkura. Të enjten dhe të premten do kemi rishfaqjen e dëborës në zonat malore, sepse termometri në mëngjes do jetë 0 dhe -1 gradë në shumë zona përgjatë kufirit lindor”, tha Porja.

Dhe pas një jave me të 4 stinët të përfshira, parashikohet që moti të stabilizohet në javën e katërt të prillit, ku do të kemi edhe temperatura tipike të stinës dhe herë pas here reshje shiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026