Rikthehet “kolla e mirë”, Bino: Do aplikojmë vaksinë në 6 dhe 13 vjeç
Rikthehet kolla e mirë ose e siç njihet në gjuhën mjekësore Pertus. Në muajt e fundit, shumë fëmijë janë prekur prej saj. Shqipëria e ka të përfshirë vaksinën kundër kollës së mirë në kalendarin kombëtar dhe injektohet në moshën 2, 4, 6 muaj dhe një dozë rikujtese në moshën 2-vjeçare.
Por shtimi i rasteve sipas shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino vjen si pasojë e uljes së mbulesës vaksinale pas pandemisë dhe zgjedhjes së prindërve për të përdorur vaksinat jo qelizore që përdoren në vende të rajoni dhe jo vaksinën që ofrohet në poliklinika.
Në këto kushte, komiteti i vaksinimit ka vendosur që të shtojë në programin kombëtar 2 doza përforcuese të vaksinës kundër kollës së mirë.
Ekspertët e shëndetësisë thonë se kolla e mirë është tejet ngjitëse dhe më të rrezikuar janë fëmijët e vegjël. Shenjat e sëmundjes janë të ngjashme me ato të gripit, siç është kolla që mund të zgjasë deri në 3 muaj, temperaturë apo lotim sysh. Tek bebet kjo sëmundje mund të çojë deri në probleme të frymëmarrjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta