Gripi i këtij viti më i fortë, fluks më i lartë se e njëjta periudhë e 2023

27 Mars 2024 | 17:11

Fundi i marsit po sjell rënie të ndjeshme të rasteve me grip dhe viroza të stinës.

Tre muajt e parë të vitit u pa se infeksionet respratore të sipërme dhe të poshtme prekën mijwra qytetarë duke vënë nën presion sistemet shëndetësore.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit tw Shëndetit Publik, prirjet e infeksioneve respiratore ishin të larta gjatë muajve janar-shkurt-mars të këtij viti në raport me vitin 2022. Virozat u bënë më agresive në muajin shkurt të këtij viti. Në javën e dytë të vitit 2024 u numëruan gjithsej mbi 17,600 persona të prekur nga infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme, nga rreth 14 mijë raste që u numëruan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë shkurtit dhe marsit 2024, infeksionet respiratore çdo javë kanë qenë rreth 25% më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2023.

Mjekët pohojnë se këtë sezon, gripi ishte më i forti pas pandemisë Covid-19. Në vitet 2021-2022 dhe 2023 pas valëve të Covid-19 virozat ishin më pak agresive. Por këtë vit qarkulluan edhe Covid-19, edhe gripi sezonal, duke bërë që shumë të prekur të kishin nevojë për trajtim më të thelluar.

Mjekët shpjegojnë se kjo virozë ka qenë disi jo e zakontë për shkak se ka zgjatur më shumë se gripi i zakonshëm. Simptomat i kanë mbajtur pacientët për gati dy javë, ku ka dominuar temperatura e lartë, dhimbjet e kockave dhe kolla e fortë. Frekuenca më e lartë e infeksioneve respiratore të krijuara nga gripi ka qenë te fëmijët deri në 4 vjeç.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026