Robert De Niro hap dy hotele luksoze në Bullgari

12 Prill 2024 | 19:16

Marka e hoteleve, restoranteve dhe rezidencave luksoze amerikane Nobu Hospitality, në pronësi të aktorit Robert De Niro, do të hapë dy hotele në Bullgari.

Kjo kompani u themelua në vitin 1994 nga De Niro, kuzhinieri i famshëm Nobu Matsuhisa dhe producenti i filmit Meir Teper, njoftoi bTV bullgar.

Hotelet “Nobu Hospitality” do të hapen në Sofje dhe Varna dhe siç thekson kompania në faqen e saj, këto objekte do të lënë gjurmë të rëndësishme në Ballkan.

Hoteli dhe restoranti i parë i kësaj marke do të jetë i vendosur në qendër të Sofjes, ndërsa i dyti në bregun e Detit të Zi në Varna, njofton agjencia bullgare Trud.

“Nobu Hotel and Restaurant Sofia do të zbukurojë zemrën e një prej kryeqyteteve më të vjetra të Evropës, ai do të vendoset në ndërtesën historike të Bankerit pranë Teatrit Kombëtar Ivan Vazov dhe i rrethuar nga butikë, galeri arti dhe monumente të mëdha historike”, thuhet në faqen e internetit të kompanisë.

Ndërtesa pas Teatrit Kombëtar në Sofje u ndërtua në vitin 1912 dhe deri vonë ishte një bankë, prej nga vjen emri Ndërtesa e Bankierit, përpara se të rinovohej në vitin 2022.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026