Ish-asistentja e De Niro fiton gjyqin, kompania e aktorit do paguajë miliona dollarë

10 Nëntor 2023 | 11:29

Kompania e prodhimit të Robert de Niro, Canal Productions, është fajtore për diskriminim gjinor dhe ngacmim në vendin e punës dhe duhet t’i paguajë gati 1.3 milionë dollarë dëmshpërblim ish-asistentes së yllit të Hollivudit, vendosi një juri e Nju Jorkut pas një gjyqi 2-javor.

Sipas jurisë, Robert De Niro nuk është personalisht përgjegjës, raporton Guardian.

Ish-asistentja e aktorit dhe regjisorit të famshëm, Graham Chase Robinson, akuzoi de Niron për ngacmim në vendin e punës midis 2008 dhe 2019, kur ajo dha dorëheqjen.

Ajo kërkoi 12 milionë dollarë dëmshpërblim për shqetësimin emocional dhe dëmtimin e reputacionit, duke pretenduar se humbi punën dhe nuk ishte në gjendje të shërohej nga trauma që përjetoi.

Pas disa orësh diskutimi, juria vendosi që kompania e prodhimit të Robert De Niro ishte përgjegjëse për këtë situatë dhe e urdhëroi atë të paguante 1.264 milionë dëmshpërblim Robinson.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë

Numri i personave të vrarë në tërmetet shkatërruese në Venezuelë është rritur në 2,954, njoftoi sot Presidenti i Asamblesë së atij vendi, Jorge Rodriguez. Siç...
09:13 | 05/07/2026

Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim

Ministri amerikan i Financave, Scott Bessant, njoftoi se, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u vunë në...
09:10 | 05/07/2026

Tragjedi në Kongo, më shumë se 20 studentë humbin jetën nga përmbysja e anijes

Të paktën 20 persona humbën jetën kur një varkë prej druri që transportonte studentë që po jepnin provimin shtetëror u përmbys në Kongon qendrore, njoftuan...
09:07 | 05/07/2026