“Asnjë ndërtim në Porto Palermo”, Rama reagon ndaj lajmeve në rrjetet sociale: Është shpallur monument kulture
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj pretendimeve për ndërtime në zonën e Porto Palermos, duke i cilësuar ato si dezinformata që, sipas tij, po përhapen në rrjetet sociale dhe po ndikojnë negativisht në opinionin publik.
Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Rama tha se dokumentet e publikuara nuk janë projekte të hartuara apo të miratuara nga qeveria, por masterplane të realizuara nga studio ndërkombëtare arkitekture me porosi të subjekteve private për prona private.
Sipas kreut të qeverisë, një pjesë e këtyre masterplaneve nuk janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, çka, sipas tij, dëshmon se institucionet ushtrojnë kontroll mbi zhvillimet urbanistike dhe nuk funksionojnë si formalitet.
Rama akuzoi gjithashtu ata që kanë publikuar këto materiale se po manipulojnë faktet dhe po i përdorin masterplanet si “prova” për të ngritur akuza politike ndaj tij.
“Porto Palermo do të mbrohet nga ndërtimet. Dokumentet që po qarkullojnë nuk janë projekte të qeverisë, por masterplane të porositura nga subjekte private. Ka edhe projekte që nuk janë miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, gjë që tregon se institucionet funksionojnë dhe ushtrojnë kontroll,” u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se vendimi për mbrojtjen e Gjirit të Porto Palermos është marrë për të garantuar ruajtjen e një prej zonave më të rëndësishme natyrore dhe historike të vendit. Ai shtoi se qeveria synon ta zhvillojë zonën si një destinacion turistik, përmes muzeut të Luftës së Ftohtë dhe rehabilitimit të infrastrukturës ekzistuese.
Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
Aksident në aksin Tepelenë–Krahës, plagosen shoferi i taksisë dhe tre pasagjerë
- 10:15 Akti normativ për buxhetin 2026, Rama: Bonus për pensionistët, fonde për Onkologjikun dhe rritje pagash
- 09:49 Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë
- 09:38 Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua
- 09:29 21 të arrestuarit e protestës te Parlamenti dalin sot për masë sigurie, pritet protestë para Gjykatës
- 09:13 Tërmetet në Venezuelë morën pothuajse 3,000 jetë, operacionet humanitare vazhdojnë
- 09:10 Kartëmonedhat me firmën e Trumpit hidhen në qarkullim