Mbërrijnë sot 38.400 doza të ‘AstraZeneca’ teksa në botë shtohet skepticizmi mbi përdorimin e saj
Sot pritet të mbërrijnë në Shqipëri dozat e para të vaksinës “AstraZeneca“.
Sipas njoftimit të kryeministrit Rama disa ditë më parë, janë 38.400 doza që priten të vijnë dhe me të cilat mendohet të nisë vaksinimi i mësuesve.
Kjo dërgesë vjen në një kohë kur ‘AstraZeneca’ po përballet me dyshime për efekte anësore te personat që e marrin këtë vaksinë.
Vaksina ‘AstraZeneca’ vijon të shkaktojë shqetësime pasi disa vende regjistruan vdekje të pacientëve që kishin marrë dozën e saj.
Vende si Danimarka, Norvegjia dhe Islanda pezulluan përdorimin e vaksinës për të zbuluar nëse vaksina kishte ndikime.
Tajlanda ishte shteti i fundit që vendosi të shtyjë përdorimin e vaksinës ‘AstraZeneca’, duke iu bashkuar kështu një sërë shtetesh europiane që kanë ndërmarrë një gjë të tillë si pasojë e raportimit të disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek të vaksinuarit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet