A do ta sulmojë Irani Izraelin? Paralajmërimi i SHBA dhe rreziku i luftës

13 Prill 2024 | 15:26

Irani po përgatit një sulm ndaj Izraelit. Por, presidenti amerikan Xho Bajden thotë se kjo nuk duhet të ndodhë, pasi SHBA është në krah të shtetit që drejtohet nga Netanjahu.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se pret që Irani të sulmojë Izraelin së shpejti, teksa rriten shqetësimet për hakmarrje.

Izraeli nuk e ka pranuar se e ka sulmuar konsullatën iraniane në Siri, mirëpo ka sugjerime se ai qëndron mbrapa.

Nga ana e vet, Izraeli ka thënë se është i gatshëm të mbrojë vetën, por në krah të tij qëndron edhe SHBA, ku vetë presidenti Biden i ka thënë Iranit, “Mos”.

“Ne jemi të përkushtuar për ta mbrojtur Izraelin. Ne do ta mbështesim Izraelin. Ne do ta ndihmojmë Izraelin që të mbrohet dhe Irani nuk do t’ia dalë”.

Irani e përkrah Hamasin, i cili udhëheq Gazën dhe lufton kundër Izraelit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë shpallur grup terrorist.

Irani mbështet edhe disa rrjete tjera luftarake në rajon, përfshirë Hezbollahun në Liban, të cilat kryejnë sulme të shpeshta kundër izraelitëve.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shefi i përkohshëm i inteligjencës amerikane shkarkon dhjetëra anëtarë të stafit

Drejtori amerikan i inteligjencës kombëtare (DNI), Bill Pulte ka shkarkuar disa anëtarë të stafit. Këto shkarkime vijnë më pak se një javë pasi presidenti amerikan...
11:24 | 24/06/2026

Skandalet e korrupsionit që përfshijnë qeverinë dhe familjen e tij, Sanchez dëshmon në Kongres

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u paraqit para Kongresit të Deputetëve të mërkurën për të folur mbi valën e rasteve të korrupsionit që rrethojnë qeverinë,...
11:20 | 24/06/2026

Ben-Gvir sfidon SHBA-në: Izraeli do të veprojë i vetëm kundër Iranit nëse është e nevojshme

Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë “shumë naive” nëse besojnë se Irani do të heqë dorë...
11:10 | 24/06/2026