Ministri Igli Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit

14 Prill 2024 | 09:54

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar me anë të një postimi në platformën “X”, lidhur me sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ai është shprehur se Shqipëria e dënon ashpër këtë sulm të Iranit, ndërsa ka shtuar se ky përshkallëzim rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.

Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”,-shkruan Hasani.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026

Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve

Komisioneri i Policisë Metropolitane të Londrës, Mark Rowley, ka njoftuar planet për rritjen e përdorimit të dronëve dhe teknologjisë së njohjes së fytyrës në të...
19:34 | 24/06/2026