SHBA/ Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve “premton ndihmë” për Izraelin dhe Ukrainën

15 Prill 2024 | 07:32

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha të dielën se do të bëjë përpjekje të përshpejtuar procesin e miratimit të ndihmës për Izraelin këtë javë, ndërsa përballet me detyrën e vështirë të zhbllokimit të projekt-ligjit për sigurinë kombëtare që parashikon edhe fonde për Ukrainën dhe aleatët në Azi.

Kryetari republikan Johnson është nën presion të jashtëzakonshëm politik nga ligjvënësit e partisë së tij dhe po përpiqet të gjejë një emërues të përbashkët mes qëndrimeve të kundërta brenda republikanëve, për të ndihmuar Kievin që të mbrohet nga agresioni i Moskës.

Projket-ligji me fondet shtesë prej 95 miliardë dollarësh që parashikon mbështetje për aleatët e Shteteve të Bashkuara, ndihmë humanitare për civilët në Ukrainë dhe Gazë dhe ndihmë ushtarake për Tajvanin, është bllokuar prej dy muajsh në Dhomën e Përfaqësuesve.

Sulmi i paprecedentë nga Irani ndaj Izraelit të shtunën, e shton trysninë ndaj zotit Johnson, por nga ana tjetër i dha atij një shans për të nënvizuar urgjencën për miratimin e fondeve.

Në një intervistë për televizionin Fox News, zoti Johnson tha se ai dhe republikanët “e kuptojnë domosdoshmërinë e mbështetjes për Izraelin” dhe se do të përpiqet këtë javë për të bërë hapa drejt miratimit të ndihmës.

“Aktualisht po punohet për detajet e projekt-ligjit. Ne po shqyrtojmë alternativat”, tha ai.

Ligjvënësi republikan Mike Turner nga Ohio, kryetar i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, tha për televizionin NBC se zoti Johnson “e ka bërë të qartë” se sheh një mundësi për diskutimi e projekt-ligjit në seancë këtë javë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve ka shprehur mbështetjen për një variant, sipas së cilit një pjesë e fondeve për Kievin të jepen si kredi, do do t’i hapte rrugën përdorimit nga Shtetet e Bashkuara të fondeve të ngrira të bankës qendrore ruse dhe do të përfshinte disa ndryshime të tjera.

Zoti Johnson ka kërkuar që administrata e zotit Biden të heqë dorë nga ndalimi i eksportit të Gazit Natyror të Lëngshëm, si edhe ndryshime në politikat lidhur me imigracionin në kufirin e SHBA-së me Meksikën.

Por aktualisht, i vetmi projektligj me mbështetje të gjerë dypartiake në Kongres është ai i miratuar nga Senati që përfshin afro 60 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë për Izraelin.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby i bëri thirrje kryetarit Johnson që ta paraqesë në seancë për diskutim sa më shpejt projekt-ligjin.

“Ne nuk kishim nevojë për ndonjë kujtesë për çka po ndodh në Ukrainë”, tha zoti Kirby në për televizionin NBC.

“Por nata e mbrëmshme pa dyshim nxjerr qartë në pah kërcënimin me të cilin përballet Izraeli në një rajon shumë, shumë të vështirë”, tha ai.

Mbështetja për Ukrainën është tkurrur gradualisht që nga fillimi i luftës para dy vjetësh dhe kauza e saj që dikur gëzonte mbështetje të gjerë, është kthyer në një nga sfidat më të mprehta për zotin Johnson.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026