Armenia dhe Azerbajxhani përballen në GJND

15 Prill 2024 | 09:08

Azerbajxhani dhe Armenia do të përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), lidhur me akuza për “spastrim etnik”, përderisa tensionet ushtarake po rriten mes dy armiqve historikë.

Avokatët e të dyja shteteve për dy javë do të angazhohen në interpretime të ligjit ndërkombëtar në GJND.

Ndërkaq, të dyja shtetet kanë këmbyer akuza më herët gjatë këtij muaji për hapje të zjarrit në kufi, duke zbehur shpresat për një paqe të qëndrueshme pas dekadash të luftimeve sporadike.

Beteja ligjore në GJND daton që nga shtatori i vitit 2021, kur të dyja palët paditën njëra-tjetrën.

Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin për “spastrim etnik” dhe shkelje të Konventës Ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor.

GJND-ja, që vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve, lëshoi urdhra urgjent në dhjetor të vitit 2021, duke u bërë thirrje palëve që të parandalojnë promovimin dhe nxitjen e urrejtjes racore.

Përderisa urdhrat e GJND-së janë obligues, gjykata nuk ka mekanizëm që të zbatojë ato dhe tensionet mes palëve u rritën duke kulmuar me ofensivën e Azerbajxhanit në shtatorin e vitit të kaluar në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut.

Bakuja mori kontrollin e Karabakut pas ofensivës, duke bërë që popullsia etnike armene e rajonit më shumë se 100.000 persona të largohej për në Armeni.

Disa javë më pas, Armenia iu drejtua GJND-së duke i bërë thirrje që të urdhërojë Azerbajxhanin që të tërheqë trupat nga Karabaku dhe të lejojë refugjatët armenë të kthehen në shtëpitë e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026