Sulmet e Iranit| Cameron: Shpresojmë se s’do ketë përgjigje hakmarrëse nga Izraeli
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron ka thënë se sulmet e së shtunës mbrëma ndaj Izraelit ishin një “disfatë e dyfishtë” për Iranin pas “pothuajse një dështimi total”.
Sipas mediave të huaja, komentet Cameron i bëri teksa është pyetur se si do ta rregullonte situatën në Lindjen e Mesme. Cameron i tha Sky News: “Unë nuk mendoj se ka ndonjë mënyrë të lehtë për ta bërë këtë dhe gjëja e parë për të reflektuar është shkalla masive e sulmit që Irani u përpoq të bënte ndaj Izraelit”.
“Kjo ishte shumë domethënëse, kështu që sigurisht nëse jeni ulur në Izrael këtë mëngjes, po mendoni me shumë të drejtë ‘Ne kemi çdo të drejtë t’i përgjigjemi kësaj’”, tha Cameron.
“Por ne po bëjmë thirrje që tensionet të mos përshkallëzohen”, tha ai.
“Në shumë mënyra kjo ka qenë një humbje e dyfishtë për Iranin. Sulmi ishte pothuajse një dështim total dhe ata i kanë treguar botës se ata kanë ndikim keqdashës në rajon dhe janë të përgatitur për ta bërë këtë”, tha Cameron më tej.
“Shpresojmë se nuk do të ketë një përgjigje hakmarrëse dhe përkundrazi fokusi i botës duhet të zhvendoset te Hamasi”, shtoi Cameron.
LEXONI GJITHASHTU:
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar