Ishte shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 35-vjeçari në Elbasan

15 Prill 2024 | 10:39

Një 35-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë, pasi ishte i shpallur në kërkim për drogë.

Përmes një njoftimi Policia ka bërë të ditur se ky shtetas është kapur si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Elbasan-I shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kapet si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaluan shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas është kapur si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026