Esktradohen nga Italia, Gjermania dhe Greqia, 3 të akuzuar për drogë dhe mashtrim
Tre persona të cilët akuzohen për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim, janë ektraduar nga Italia, Gjermania dhe Greqia.
Personat e ekstraduar janë: Saimir Prenga, Arjan Gjergji dhe Besmir Kola alias Zef Kola.
42-vjeçarit Saimir Prenga i ekstraduar nga Italia, i është caktuar më herët nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se në bashkëpunim me një person tjetër ka shitur rreth 67 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Arjan Gjergji, 43 vjeç është eklstraduar nga Gjermania atij i është caktuar nga Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit të Pergjithshëm Shkodër masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike cannabis sativa, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021.
Besmir Kola alias Zef Kola 65 vjeç, banues në Durrës, është ekstraduar nga Greqia pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Shtetasit e ekstraduar i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë