Tabaku: Shqipëria e fundit në rajon për situatën ekonomike
Në një postim në rrjetet e saj sociale, deputetja e PD Jorida Tabaku ka rikujtuar marrëveshjen për Tregun e Përbashkët Rajonal që është një mundësi për Shqipërinë, por që nuk dihet se sa e suksesshme do të jetë në rastin e Shqipërisë.
Sipas saj Shqipëria ka rroga 30% më të ulëta se rajoni dhe është e para në rajon sa i takon varfërisë ku 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 dollarë në ditë
“Java e fundit ka qenë e përqëndruar tek procesi i integrimit. Tani, gjithë këto diskutimet që bëjmë ne. Këto ligjet e gjata që miratojmë, në thelb çfarë sjellin? Ajo që kemi treguar dje ka qenë se Shqipëria ndodhet pas gjithë vendeve të rajonit.
Ndodhet pas në rritje ekonomike! Ndodhet pas në punësim! Ndodhet pas sa i takon pagave ku sipas Bankës Botërore ne kemi rrogat 30% më të ulëta se sa rajoni, çështjeve sociale ku buxheti jonë ka më pak se sa rajoni me as 5% e PBB, ndodhet e para për varfërinë ku 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5 USD në ditë.
Dhe ne duhet patjetër që të ndihmojmë, njerëzit, qytetarët, studentët po ajo që është më e rëndësishme bizneset. E sidomos bizneset e vogla që të aftësohen, që të ngrejnë kapacitetet dhe që të bëjnë të mundur që këtë procesin e integrimit ta përkthejmë në cilësi më të mirë produktesh, në cilësi më të mirë shërbimesh dhe të përfitojnë nga ndihma e Bashkimit Europian që me marrëveshjen e miratuar dje; fatmirësisht do të manaxhohet nga Bashkimi Europian vendos në dispozicion shumë fonde për tregun e përbashkët.
Këtë duhet të bëjë Shqipëria! Këto standarte duhet arrijë Shqipëria për ta kthyer procesin për qytetarët jo për politikanët”, -shprehet Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë