Rrëzimi i mocionit me debat për drogën, reagon Bardhi

15 Prill 2024 | 16:51

Konferenca e kryetarëve rrëzoi sot kërkesën e grupit parlamentar të PD për mocion me debat për problematikën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike në vendin tonë.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi e cilësoi këtë vendim një mohim të të drejtës së opozitës për të kërkuar mocion me debat për një çështje të caktuar.

Sipas Bardhit, mazhoranca po mbron interesat e të afërmve të kryeministrit, ndërsa u shpreh i vendosur se opozita do ta vijojë kërkesën e vet për mocion lidhur me këtë çështje.

“Ju mund të jeni dakord që të mos ekzistojë opozita, por s’e keni në dorë ju. Kërkesa për mocion me debat është e drejtë e opozitës. Ju folët për çështje të ezauruar, por ju kujtoj se laboratori i Xibrakës nuk është çështje e ezauruar. Ka një dosje të veçuar e cila është në sirtar dhe nuk është trajtuar”, tha Bardhi.

Më herë, kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi komentoi debatet për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Çuçi në fjalën e tij theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhaçka është zbatuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026