Kryeministri Rama i cilëson “të padenjë” kandidatët e opozitës në Durrës
Gjatë prezantimit të kandidatëve në qarkun e Durrësit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj Partisë Demokratike dhe Lëvizjes socialiste për integrim, duke i konsideruar kandidatët e opozitës si të padenjë.
Ai i përmendi me emra kandidatët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj, të cilët i cilësoi si një “triangolo fatal” për Durrësin.
“Edi Paloka, ky është maksimumi që mund të japë Durrësi për Shqipërinë dhe parlamentin apo me Agron Dukën? Agron Duka shfaqet dhe rishfaqet në listën e PD me një Partia Agrare, që e mban në garazh dhe ky rri në oborrin e PD. E ka bërë Patinë Agrare si ato makinat me bombë, që rrinë në garazh, dhe po s’u fut në listë, makinë bombë do shkojë dhe do hedhë në erë opozitën, për çfarë?. Si mund të jenë këtë përfaqësuesit. Meqë këtu ne kemi marr goditje pas goditjesh politikisht. Çfarë është ky triangolo që është krijuar midisi Palokës, Gon(Agron) Dukës dhe një trafikanti heroine i kapur dhe i dëbuar nga Zvicra, që tund dy gioshtat atje dhe shfaqet si alternativë, për kë? Një triangolo fatal”, tha Rama.
Pa kursyer ironitë, shefi i qeverisë la të kuptohet se ekipi i opozitës nuk është i duhuri për qytetin bregdetar.
“Kjo është skuadra e Durrësit, që në kemi përballë, pa llogaritur pastaj se ne kemi përballë edhe një ambasadore këtu e Monika Kryemadhit dhe e Petrit Vasili, një amabdadore që vjen drejtpërdrejt nga…nuk e di se ku… dhe kërkon vota në Durrës”, tha Rama.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut