Zyrtare| Fredi Beleri kandidat i Greqisë për Parlamentin Evropian

15 Prill 2024 | 19:08

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës Fredi Beleri është shpallur zyrtarisht kandidat i partisë greke në pushtet Demokracia e Re për zgjedhjet e ardhshme evropiane.

“Vëllai i Belerit, Leonardos Beleri, po e përfaqëson atë në shpalljen e votimit në qendër të Athinës, pasi Beleri aktualisht ndodhet në paraburgim”, shkruajnë mediat greke.

Kandidatë të tjerë përfshijnë eurodeputetët aktualë të Demokracisë së Re, gazetarët grekë Giorgos Aftias dhe Eleonora Meleti dhe ish-peshëngritësin Pirro Dhima.

Në mesazhin e tij, të transmetuar përmes të vëllait Fredi Beleri shprehet: “Sot, Kryeministri Kyriakos Mitsotakis më ofroi mundësinë për të kërkuar votën e popullit grek në zgjedhjet evropiane të qershorit 2024. E falënderoj për këtë, por mbi të gjitha e falënderoj për mbështetjen e pandarë që më dha gjatë gjithë këtyre muajve kur isha në burg. Beteja që po bëj nuk është personale. Është një betejë për shtetin ligjor dhe demokracinë, rregullat e së cilës duhet të respektohen nga të gjithë. Është një betejë për vlerat që përfaqëson Perëndimi dhe Europa dhe të cilat duhet të respektohen nga ata që duan t’i bashkohen familjes së madhe evropiane. Është një betejë për pjesën më të vuajtur dhe të padrejtë të helenizmit, minoritetin grek të Shqipërisë. Vëllezërit e mi që pas dekadash shtypjeje duan dhe kanë të drejtë të jetojnë të lirë dhe të qetë, pa frikë, në një vend që respekton të drejtat, nderin dhe pronën e tyre. I bëj thirrje çdo greku të mbështesë votën e Demokracisë së Re, të mbështesë kryeministrin Kyriakos Mitsotakis që po ndërton me vendosmëri dhe metodë një Greqi të fortë dhe krenare”, thuhet në mesazhin e Belerit, raportojnë mediat greke.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026