KLP merr në mbrojtje prokurorin Muça pas sulmit me eksploziv: Atentat terrorist ndaj drejtësisë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas shpërthimit të makinës së prokurorit Arjan Muça një ditë më parë më kryeqytet.
Në një deklaratë për mediat, KLP e konsideron sulmin ndaj prokurorëve si atentat terrorist ndaj sistemit të drejtësisë.
KLP bën me dije se do t’i sigurojë prokurorit Muça dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.
“Në ushtrim të përgjegjësive tona kushtetuese për mbrojtjen e prokurorëve, në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, Këshilli do t’i sigurojë prokurorit Muça dhe familjes së tij mbrojtje të posaçme.
Gjithashtu, Këshilli iu bën thirrje të gjitha organeve ligj zbatuese të hetojnë me këmbëngulje dhe përparësi absolute ngjarjen e sotme për të arritur në zbardhjen e saj të plotë dhe të shpejtë.
Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë përgjigjen e duhur krimit dhe për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen”, thuhet në reagimin e KLP.
Dyshimet kryesore janë se ngjarja është paralajmërim për shkak të detyrës dhe gjatë natës policia ka kryer disa kontrolle dhe ka bërë krehje të zonës.
Çifti Muça kanë mbi 17 vite në sistemin e drejtësisë.
Arjan Muça e ka nisur punën si specialist në Policinë e Shtetit, më pas oficer i Policisë Gjyqësore të Krimet e Rënda, në Kavajë e Prokurorinë e Përgjithshme.
Nga viti 2003, Muça ka qenë prokuror në Gjirokastër e së fundi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sakaq, Gentiana Muça për më shumë se 10 vite ka qenë gjyqtare në Lezhë, vitet e fundit në Gjykatën Administrative.
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi