Basha në Asamblanë e KiE, takohet me kreun e Kuvendit të Ukrainës
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet këtë të martë në Këshillin e Evropës ku do të marrë pjesë në seancën ku do të votohet mbi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, por dhe mbi propozimin e tij për konfiskimin e aseteve ruse që do të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.
Në nisje të seancës Basha ka ndarë ne rrjete sociale një foto me kryetarin e Parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk. Kryedemokrati shpreh mbështetjen për Ukrainën teksa thotë se një fitore e Kievit është një fitore e demokracisë.
“Kënaqësi që në prag të nisjes së diskutimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Rezolutën për Rindërtimin e Ukrainës të takoja kryetarin e Parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk.
Diskutuam situatën atje dhe nevojën për të shtuar përpjekjen në ndihmë të Ukrainës. Fitorja e Ukrainës jo vetëm që do të fuqizojë kauzën e demokracisë, por gjithashtu do të rrisë sigurinë evropiane.
Me shprehu mirënjohjen e vendit të tij për rezolutën e paraqitur prej meje.
Jam i lumtur që m’u dha mundësia që edhe Shqipëria të japë një kontribut të rëndësishëm për krijimin e mekanizmit përmes të cilit Rusia sot dhe çdo agresor i mundshëm në të ardhmen, të mbahet përgjegjës edhe financiarisht për krimet dhe dëmet e shkaktuara.
Uroj që ky kontribut edhe në emër të Shqipërisë të vendosë standardet për të sotmen dhe të ardhmen, duke i shërbyer paqes dhe sigurisë në botë”, shkruan Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta