Kreu i PD: Ja pse PS nuk e diskuton amendamentin “Basha” për ndihmë ndaj Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se mazhoranca nuk e çon në Kuvend amendamentin e tij për sigurinë në Kosovë (që Shqipëria të ndihmojë me 50 milionë euro ndihmë ushtarake), për shkak se nuk duan të marrin kosto politike.
Komentet Basha i bëri në një bashkëbisedim të hapur me Ermal Peçin dhe Maesid Grupin, ku tha se nëse qeveria do e çonte amendamentin në Kuvend dhe më pas do e rrëzonte, është një faturë politike për ta, pasi sipas tij, nuk kanë asnjë arsye ta rrëzojnë.
Basha premtoi gjithashtu se nëse mazhoranca do e diskutonte amendamentin në Kuvend dhe do e votonin, ai do të dalë në konferencë për mediat dhe do falenderojë me emra të gjithë deputetët që do e mbështesnin.
“Në aspektin e sigurisë ne duhet të marrim të gjitha masat, e në veçanti forcimin e aparatit të sigurisë tonë kombëtare dhe investimin në sigurinë kombëtare, ku përfshihet investimi në sigurinë e Republikës së Kosovës. Dhe kjo është racionialja edhe për propozimin që kam bërë për 50 milionë euro ndihmë ushtarake të cilën e kanë rrëzuar kërkesën time për ta futur në strategjinë e sigurisë kombëtare, duke përfituar nga rrëmuja dhe kaosi në Parlament.
Akoma nuk kanë sjell në Parlament amendamentin që të shprehen për amendamentin. Arsyeja pse nuk e kanë sjell është e qartë: sepse ta sjellësh dhe ta rrëzosh sigurisht është një faturë politike, sepse nuk ke asnjë arsye ta rrëzosh.
Ta sjellësh dhe ta votosh, janë kaq mendje vegjël dhe shpirt vegjël sa mendojnë që e bëjmë këtë do marri kredi Basha dhe Partia Demokratike. Nuk e bëj unë për këtë, për kredi dhe për Bashën dhe për Partinë Demokratike. Përkundrazi në qoftë se e sjellin dhe e votojnë, do të dalë në konferencë për shtyp dhe do t’i falënderoj me emër të gjithë deputetët që do ta votojnë”, tha Basha.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë