5 vjet nga zjarri i Notre Dame, ende mister shkaqet. Kur pritet të hapet Katedralja

16 Prill 2024 | 16:09

Pesë vjet nga zjarri që shkatërroi kupolën e katedrales Notre Dame të Parisit, vizitorët janë të etur të shohin një nga simbolet kryesore të qytetit, duke i paraprirë rihapjes së planifikuar në fund të vitit. Një përpjekje madhore për restaurimin e objektit të kultit nisi thuajse menjëherë pas flakëve.

“Ishte një zjarr i madh. Kur shtiza ra qava dhe ju mund të shihni se edhe sot unë kam shumë emocione. Sepse unë kam lindur në Paris, sikurse bashkëshorti im kemi kujtimet e fëmijërisë këtu, ndaj ishte e vështirë”, tha një grua.

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen, të cilën e quajti “pjesë tonën” dhe apeloi për ndihmë.

Pesë vjet më vonë, hetuesit ende kërkojnë përgjigje. Raporte të reja me ekspertizë po hartohen, përfshirë një analizë të dytë të të gjitha izolimeve.

“Anallizat e reja mund të bëhen duke përdorur procedura të reja, pasi shkenca evoluon vazhdimisht. Dhe ndoshta kërkimet e reja do të sjellin elementën të rinj”, tha eksperti Serge Delhaye.

Hetuesit përjashtuan mundësinë e një veprimi dashakeq. 15 punëtorët që u morën në pyetje janë çliruar nga dyshimet.

Sipas autoriteteve franceze, rikonstruksioni i Notre Dame po ecën me shpejtësinë e duhur për të mundësuar rihapjen e saj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026