Mbërrijnë 38 mijë dozat e vaksinës “AstraZeneca”

12 Mars 2021 | 13:13

Kanë mbërritur në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të premteje 38400 dozat e para të vaksinës “AstraZeneca”. Kryeministri i vendit, Edi Rama paralajmëroi së në ditët në vijim priten të vijnë edhe sasi të tjera vaksinash për t’i dhënë hov këtij procesi.

“Nesër ne do nisim menjëherë vaksinimin për mësuesit dhe pedagogët dhe do ta shtrijmë me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit duke i kthyer shkollat në një pikë vaksinimi në një pjesë të konsiderueshme. Me kompaninë AstraZeneca kemi edhe 60 mijë doza, që do jenë këtu në muajin prill dhe po ashtu me Pfizer kemi  30 mijë të tjera, që vijnë në muajin prill”, tha Rama.

Ai tha se Shqipëria është e gatshme të ndihmojë Kosovën me dozat e nevojshme për mjekët dhe infermierët e spitaleve Covid.

“Jemi gati, nga dita e nesërme, të organizohemi së bashku me Kosovën për t’ju dhënë mjekëve dhe infermierëve të spitaleve covid, duke filluar nga spitali Covid i Prishtinës që të vijnë dhe të vaksinohen në Kukës, i presim me shumë kënaqësi vëllazërisht, që nesër”, shtoi Rama.

Kjo sasi vaksinash vjen në një kohë, që “AstraZeneca” po përballet me dyshime për efekte anësore te personat, të cilat e marrin këtë vaksinë. Vende si Danimarka, Norvegjia dhe Islanda pezulluan përdorimin e vaksinës për të zbuluar nëse vaksina kishte ndikime.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026